Trofe special për Myrto Uzunin, bomberi shqiptar: Unë premtoj se…

Myrto Uzuni është duke kaluar një moment të jashtëzakonshë në Spanjë, me skuadrën e Granadës, teksa ka arritur të realizojë 6 gola në 6 ndeshje.

uzuni trofe

Shqiptari u zgjodh “Lojtari më i mirë i muajit gusht”, teksa ky trofe special, iu dorëzua para ndeshjes ndaj Mirandes, duke e motivuar akoma më shumë talentin beratas, që shkëlqeu me dopietë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, Uzuni është shprehur shumë i lumtur dhe mirënjohës për këtë vlerësim, teksa ka falënderuar shokët e skuadrës, stafin e trajnerëveë dhe administratën. 27-vjeçari premtoi se ky është vetëm një fillim i ri dhe do të jap gjithccka për të rikthyer Granadën në La Liga.

POSTIMI I UZUNIT:

Shumë i kënaqur dhe falënderues që jam vlerësuar si lojtari i muajit gusht 2022 nga La Liga Smartbank. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, stafin e trajnerëve dhe administratën. Unë premtoj se ky është vetëm një fillim i ri dhe do të jap gjithçka që mundem që të kthehemi në La Liga.
Sinqerisht, Myrto Uzuni 


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Myrto Uzuni 🦁 (@myrto_uzuni)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Trofe special për Myrto Uzunin, bomberi shqiptar: Unë premtoj se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook