“U dëmtova në palestër”/ U plagos mbrëmë pas një sherri, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan. Tentoi të fshehë ngjarjen, por u zbulua nga…

Policia E Elbasanit 1 696x522 600x450

Arrestohet 26-vjeçari që u plagos mbrëmë në Elbasan. Bëhet fjalë për të riun Kei Piu. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Piu u arrestua pasi ka tentuar të fshehë ngjarjen.

Piu nuk ka pranuar të bashkëpunojë me grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe ndaj tij është ngritur akuza për ‘pengim të zbulimit të vërtetës”.

Piu është shoqëruar për në ambientet e drejtorisë se policisë Elbasan, ku dhe është arrestuar. Ai fillimisht ka deklaruar se është plagosur aksidentalisht në ambientet e palestrës në pronësi të tij. Ndërkohë, sipas policisë, bazuar në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, vërtetohet se ai është plagosur pas një sherri me disa të rinj.

NJOFTIMI I POLICISE
U paraqit për të marrë mjekim në spital, i dyshuar i dëmtuar me material xhami, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari, pasi inskenoi ngjarjen dhe dha deklaratë të rremë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi pasditen e djeshme është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin e Elbasanit, dyshohet i dëmtuar nga një material xhami, dhe gjatë marrjes në pyetje, dyshohet se për të penguar zbulimin e së vërtetës, ka inskenuar ngjarjen dhe ka dhënë deklaratë të rremë, duke pretenduar se ishte dëmtuar në një ambient privat (palestër).

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Arena e Lajmit

“U dëmtova në palestër”/ U plagos mbrëmë pas një sherri, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan. Tentoi të fshehë ngjarjen, por u zbulua nga…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook