“Ca budallenj ngrenë kartonat”, Felaj kapet me Vasilin: Kërkoni falje! Nënkryetari i PL kujton fyerjet e Ramës në Kuvend

Petrit Vasili

Me debate është shoqëruar fjalimi i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, pasi ky i fundit tha se disa budallenj ngrenë kot kartonat në Kuvend. Pasi Felaj i kërkoi Vasilit që të tërhiqej nga fjalët dhe të kërkonte falje, nënkryetari i PL-së kujtoi disa fyerje që Rama kishte bërë ndaj deputetëve të opozitës.

Vasili: Keni marrë ca atribute që nuk ju përkasin. Dy fjalë lidhur me procedurën. Është mohuar e drejta e Komisionit Hetimor dhe po ju drejtohem hipokritëve që flasin në këtë Kuvend. Keni 2 vite që nuk zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tubimet. Këta që çirren pse nuk e zbatojnë vendimin e gjykatës. Deri në sekondën e fundit që ai është në fuqi, askush nuk ka të drejtë të pezullojë këtë gjë. Edh epse kanë kartonë në duar, janë kartonë që ngrihen nga budallenj. Boll, Boll

Felaj: S’mund të flisni kështu
Vasili: Do flas.
ju nuk jeni askushi që të flisni kështu. Uluni. Kërkojini ndjesë për shprehjen që përdorët. Kërkojini ndjesë kolegëve zoti Vasili.
Vasili: Standardi është i atij që ka thënë; gruas time t’i hani atë.. Ai e ka thënë. U preke ti?! I keni me zë dhe figurë dhe s’keni thënë gjysmë fjale. Një kolegu këtu i ka thënë 40 herë paloço.

Arena e Lajmit

“Ca budallenj ngrenë kartonat”, Felaj kapet me Vasilin: Kërkoni falje! Nënkryetari i PL kujton fyerjet e Ramës në Kuvend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook