E ka mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut, Olta Gixhari zbulon “pa dashje” portretin e Dorit

Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Olta Gixhari ka treguar se tashmë ajo e kalon shumicën e kohës me familjen e saj, e cila ishte dhe arsyeja kryesore përse aktorja vendosi të linte shtëpinë.

olta gixhari3

Ditën e djeshme, ish-banorja ka publikuar një video në “InstaStory” teksa po kalonte kohë në bregdet me djalin e saj të vogël Amar dhe partnerin Dorin, identitetin e të cilit aktorja e ka mbajtur të fshehtë prej kohësh.

 

olta gixhari

Mirëpo në video, dashur pa dashur Olta e ka treguar për herë të parë portretin e tij, e cila mund të dallohet në foton e kapur nga postimi. Më herët para se të dilte nga BB, aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka shprehur më shumë se një herë se do të jetë fituese e “Big Brother VIP2”, por arsyeja nuk qenka aspak çmimi i madh.

olta gixhari1

Në një diskutim, Olta është shprehur se për standardet e saj të jetesës, 100 mijë euro s’janë asgjë.

“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq një makinë mund të blesh. Kjo nuk ka lidhje me fitoren, se unë mund t’i marr lekët dhe t’i çoj për bamirësi.

80 mijë euro nuk është një shifër që të ndryshon jetën. Le të themi që ne të dy nuk kemi të njëjtin standard jetese. Me standardin e jetesës që kam unë, 80 mijë euro janë shumë pak. Nëse e merr si tangërllik, merre”, është shprehur Olta Gixhari.

olta

olta gixhari me le te flas

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

E ka mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut, Olta Gixhari zbulon “pa dashje” portretin e Dorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook