E quajti mashtruese, Kiara “fal” ish-shoqen e saj pas daljes nga BBV! Si Efi doli “blof”, miqtë e nxorën zbuluar duke i publikuar mesazhet

Kiara Tito foli për herë të parë pas eliminimit për herë të dytë nga “Big Brother Vip Albania”. Pasi mbërriti në studio, Arbana e pyeti Kiarën në lidhje me vazhdimësinë e lojës dhe zgjedhjen e dy finalistëve të parë, Luizi dhe Efi.

kiara tito efi dhedhes2

Pavarësisht sulmeve të shpeshta nga ishmikesha e saj që vazhdimisht e ka cilësuar mashtruese, Kiara e vlerësoi Efin për atë që ka treguar gjatë qëndrimit në shtëpi dhe menaxhimin e mirë të situatës në raport me Luizin dhe popullaritetin e tij jashtë shtëpisë.

efi kiara

“Mendoj që Efi ka argumente të forta, ka nerva më shumë se unë, i çon gjërat deri në fund. Ajo ka pasur më shumë kohë t’i shohë gjërat nga jashtë, ka qenë kundër Oltës kjo i pëlqente fansave të Luizit. Kam pasur shumë gjera për të treguar, por jam stepur. Unë i uroj suksese jam e lumtur që është në finale”, u shpreh Kiara Tito.

kiara tito1

Ndërkohë, Arbër Hajdari u shpreh: “U them banorëve të kenë fat dhe jetë të lumtur. Në këtë pikë të lojës, publiku ka qenë më kurioz të shohë përballjen e Luizit dhe Efit. Midis marrëdhënies së Luizit dhe Efit, ka goxha audiencë që mbështet Efin. Mendoj që do kenë debate të ashpra, sepse do e shohë largimin e Kiarës si penalizim. Ai nuk rri dot pa bërë gjë, do të dojë të ulë Efin sa më shumë”.

luiz ejlli kiara tito

Por, Kiara tha: “Nuk mendoj që do bëjë diçka të fortë tani që është finalist”.

Sipas Arbrit: “Është ai lloj njeriu që do gjithmonë të lëvizë dhe krijon debate më shumë në atë shtëpi, besoj se do vazhdojë po njësoj”.

luizi-dhe-kiara

MESAZHET

Një debat i ashpër është zhvilluar mes vajzave, ndërkohë që miqtë kanë nxjerrë “blof” Efin. Ata publikuan mesazhet e saj me Kiarën para hyrjes në “Big Brother Vip”, ndërkohë që Efi doli blof mbrëmjen e së shtunës gjatë diskutimit me Kiara Titon. Ato kanë diskutuar sërish në lidhje me raportin e tyre jashtë shtëpisë së BBV.

efi kiara1

Kiara përmendi komunikimin që vajzat kanë pasur në platformën sociale “WhatsApp”. Në atë moment, Efi bëri një reagim duke u shfaqur e habitur, ndërsa mohoi të ketë pasur një komunikim të tillë mes të dyjave, por vetëm në telefon. Nga ana tjetër dy javë më parë, pas diskutimit të parë mes vajzave miqtë e Efit publikuan vetë bisedën duke bërë “screenshoot” nga telefoni i saj.

efi luiz kiara

Që prej spektaklit të kaluar, Luizi pati vënë në pikëpyetje qëndrimin që ai do mbajë me Kiarën dhe Efin, pasi opinionistët thanë se vajzat ndryshuan sjellje ndaj Luizit kur panë famën e tij jashtë. Për këtë arsye, pak javë më parë ai i tha Kiarës dhe Efit që as nuk do i mbrojë dhe as nuk do i dalë kundër atyre, me argumentin se ai ndodhet brenda në shtëpi dhe nuk e di se çfarë bëhet jashtë.

luiz kiara efi

Luizi shtoi se sa herë ato të kenë debate me Arbrin dhe Zhaklinën, nuk do reagojë më, përveç rasteve kur përmendet emri i tij. Efi u shpreh se vendimi i tij është i drejtë, ndërsa Kiara tha se ajo nuk do flasë më fare. Synimi i Efit tani tashmë është vetëm fitorja e BBV. Pas zënkave të vazhdueshme me Luizin dhe Kiarën, Efi është fokusuar vetëm te loja e cila e çoi në finale.

efi kiara

Në një rrëfim, Efi është shprehur dy ditë më parë se pas situatave të vështira që kaloi me çiftin, vendosi t’i vrasë ndjenjat dhe të fokusohet te fitorja.

“Duhet të vrisja ndjenjat e mia këtu brenda. Duhet ta bëja. Kalova situatën më të vështirë. Tani kam vetëm një synim. Synimi im është fitorja kaq. Tani ndjenjat vdiqën”, u shpreh Efi.

kiara tito efi dhedheskiara tito efi dhedhes1

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

E quajti mashtruese, Kiara “fal” ish-shoqen e saj pas daljes nga BBV! Si Efi doli “blof”, miqtë e nxorën zbuluar duke i publikuar mesazhet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook