Eksplorojmë linjën e re të mahnitshme të televizorëve Samsung OLED

46897775 6bde 4efb A3ec F9c0bdbb1a1a

Televizori është një nga pajisjet më të rëndësishme, i cili dhuron relaks në të gjithë shtëpinë.

Në fillim të këtij viti, Samsung Electronics zbuloi linjën e re Samsung OLED, e cila qëndron në krye të tregut botëror të televizorëve për të 17-in vit radhazi dhe ofron përvoja premium dhe opsione më të gjera të të shikuarit. Me korniza minimaliste, profil të hollë dhe të sheshtë të pjesës së pasme, televizorët OLED përshtaten me çdo ambient të brendshëm, pavarësisht nga madhësia e hapësirës.

Mos humbisni asnjë detaj

Modelet e fundit të linjës OLED të vitit 2023 zbulojnë detaje të fshehura dhe kontraste të ngjyrave në mënyrë që asnjë detaj të mos humbasë në asnjë nivel ndriçimi dhe që cilësia  e ngjyrave të mbetet perfekte. Gjithashtu, linja OLED e vitit 2023 ka marrë çmimin “Trusted Reviews”, i cili vlerëson televizorët OLED për cilësinë e lartë e ngjyrave dhe proçesorit me AI.

Kjo linjë vjen me teknologjinë Quantum Dot. Ky OLED unik, ndryshe nga OLED tradicional, ofron të zezë të errët të pakrahasueshme, të bardhë të pastër dhe nuanca të plota të ngjyrave të gjalla. Procesori Neural Quantum 4K i kësaj linje ruan pikat e forta thelbësore të teknologjisë OLED, duke përmirësuar shkëlqimin, ngjyrat, kontrastet dhe duke ofruar detaje të pakrahasueshme. Teknologjia 4K AI Upscaling e kompletuar nga 20 rrjete algoritmesh ju siguron të përjetoni fuqinë e 4K.

Për më tepër, linja e re e vitit 2023 ofron modalitetin EyeComfort, e cila mundëson fokusimin automatik të objekteve kryesore në ekran , sikurse ndodh me fokusin e syve. Nëse shikoni televizor gjatë natës me modalitetin EyeComfort të aktivizuar, niveli i dritës blu reduktohet dhe imazhet tuaja do të duken më të ngrohta.

Për më tepër, modelet e reja OLED kanë marë një çmim nga Revista FWD, e cila veçoi faktin se televizori Samsung OLED dhe teknologjia e tij QD-OLED ofrojnë shkëlqim më të madh dhe ngjyra më të pasura se gjenerata e fundit e OLED. Gjithashtu, televizorët e linjës OLED janë vlerësuar edhe me çmimin, si produkte më me leverdi për konsumatorët.

Shijoni çdo tingull

Për një eksperiencë gjithëpërfshirëse, televizorët duhet të kenë tinguj të fuqishëm që të përputhen me ngjyrat dhe detajet e pasura. Teknologjia Dolby Atmos® të zhyt në brendësi të tingullit, duke treguar çdo detaj me qartësi dhe thellësi të pakrahasueshme. Altoparlantët e rinj më të mirë të kanaleve të Samsung ofrojnë një përvojë Dolby Atmos në një nivel tjetër, që do i përfshijë lojtarët në aksion me tingujt shumëdimensional.

Për më tepër, teknologjia Object Tracking Sound Pro (OTS Pro) siguron që tingulli të ndjekë veprimin, që do të thotë që ju mund të dëgjoni tingullin aty ku zhvillohet veprimi. Me altorparlantë të dedikuar me drejtim për lart, mund të përjetoni tinguj realistë 3D që ju përfshijnë akoma më shumë.

Një tjetër veçori është Q-Symphony 3.0, modaliteti më I ri, i cili vesh hapsirën tuaj me tinguj automatikisht në çdo cep të ekranit për një experiencë fantastike.

Për më shumë informacion, vizitoni linkun.

Eksplorojmë linjën e re të mahnitshme të televizorëve Samsung OLED

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook