“Mosmirënjohje”/ Dikur miq të ngushtë, moderatori njohur flet për raportin e krisur me Dafina Zeqirin: Nuk harrohet ndihma që jepet në fillimet e karrierës

Prezantuesi i njohur Labinot Gashi dhe Dafina Zeqiri kanë qenë miq të ngushtë për shumë vite. Mirëpo duket se raporti mes tij dhe këngëtares është krisur dhe kjo gjë u vu re me mungesën e tij në ditëlindjen gjigande që Dafina organizoi disa ditë më parë.

Pikërisht atë ditë, moderatori postoi në InstaStory fjalën “mosmirënjohje”, duke i bërë ndjekësit të aludojnë se ky ishte një thumbim indirekt për Dafinën.

Teksa ishte i ftuar së fundmi në ‘Prive’, Labi tregoi se postimi nuk dedikohej vetëm Dafinës, por dhe shumë personave të tjerë.

“Nuk ishte rastësi, por nuk ishte vetëm për të (Dafinën), por për të gjithë njerëzit e tjerë. Në fakt, ja ku po e them tani nuk ishte vetëm sepse në festë nuk ishte Labi, nuk pash shumë njerëz që ishin në fillimet e hershme të Dafinës, nuk isha vetëm unë.”- tha ai.

Ndër të tjera, Labinoti u shpreh se nuk duhet harruar asnjëherë ndihma që u është dhënë në fillimet e karrierës.

“Po e flas haptazi për shkak se as unë nuk i harroj njerëzit që në fillimet e mia të karrierës më kanë përkrahur”, theksoi moderatori.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

“Mosmirënjohje”/ Dikur miq të ngushtë, moderatori njohur flet për raportin e krisur me Dafina Zeqirin: Nuk harrohet ndihma që jepet në fillimet e karrierës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook