Nga ankthi për performancën s*ksuale, tek.. Kush janë faktorët që ndikojnë në uljen e epshit dhe si ta ngremë atë! Këshillat

Nëse keni konstatuar se performanca juaj seksuale kanë rënë ndjeshëm, atëherë duhet të kërkoni me qetësi dhe maturi shkaqet e uljes së dëshirës seksuale, ndoshta me ndihmën e një specialisti.

cift

Nëse dëshira e juaj seksuale është reduktuar dhe keni vështirësi në mbajtjen e ereksionit, këshillohet që të konsultoheni me një urolog.

 

Por këto probleme mund të vijnë edhe nga çdo ndryshim në mjekimin e pacientit.

Ndryshimi i trajtimit antihipertensiv, për shembull, mund të ndikojë gjithashtu në funksionin erektil, diçka që zakonisht përmendet në fletëpalosjen e ilaçit.

Gjithashtu kushtet patologjike që kanë çuar në ulje të dëshirës seksuale janë hipertensioni, diabeti mellitus, arterioskleroza dhe sëmundjet e gjëndrës tiroide.

Në rastet kur çrregullimi është për shkak të faktorëve psikologjikë, atëherë kontributi i një psikoterapisti mund të jetë i dobishëm.

Ekspertët raportojnë se çrregullimet mendore, si depresioni , janë shoqëruar me ulje të dëshirës seksuale.

Në disa raste ankthi për performancën seksuale, ul edhe dëshirën për të kryer marrëdhënie.

Nën presionin dhe frikën se “nuk do t’ia dalë”, mashkulli tenton të shmangë kontaktin seksual duke i dërguar mesazhin e gabuar partneres së tij, të cilën gradualisht e largon.

Ekspertët shpjegojnë se edhe pse ankthi i performancës i karakterizon zakonisht të rinjtë, në disa raste ky shqetësim rishfaqet pas moshës 45 vjeçare, gjë që i atribuohet frikës së shumë meshkujve se për shkak të moshës do të humbasin edhe aftësinë seksuale.

Një faktor tjetër që mund të ndikojë në dëshirën seksuale është se si ndiheni me trupin tuaj.

Psikologët shpjegojnë se mendimi që kemi për trupin tonë, për mënyrën se si neve na duket, por edhe se si mendojmë se e shohin të tjerët, mund të ndikojë gjithashtu në libido.

Zakonisht femrat shqetësohen për përmasat dhe peshën e tyre, ndërsa shqetësimi më i madh i shumicës së meshkujve, veçanërisht të rinjve, është gjatësia e penisit.

Ndërkohë në shumë raste problemi mund të jetë për shkak të lodhjes, mungesës së kohës, por edhe konsumit të tepërt të alkoolit, kështu që me një lëvizje të thjeshtë si p.sh të mos konsumuarit pije alkoolike në mbrëmje, zgjidh problemin.

Së fundi, nuk duhet të harrojmë se pandemia ka ndikuar mjaft negativisht në disponimin dhe dëshirën seksuale, pasi të paktën të dhënat më të fundit tregojnë se frekuenca e kontakteve seksuale është ulur gjatë izolimeve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Nga ankthi për performancën s*ksuale, tek.. Kush janë faktorët që ndikojnë në uljen e epshit dhe si ta ngremë atë! Këshillat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook