“Rilindja humbi betejën e paturp për shkarkimin e Presidentit një vit më parë”, mesazhi i Metës për 3 marsin: Le të gjëmojë më fort zëri i popullit

Dfgsdfgsdfgsfgd

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se një vit më parë “Rilindja” humbi betejën e saj të paturp për të shkarkuar Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese.

Meta shkroi në Facebook se në këtë mënyrë “Rilindja” i kishte humbur të gjitha betejat e saj me të kur ishte President edhe në Komisionin e Venecias, ndërsa shtoi se edhe sot nuk ka një reagim nga SPAK.

Sipas tij ky Kuvend i “Rilindjes” së sotme falsifikoi firmën e ish-Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese kundër Presidentit, ndërsa shtoi se në 3 mars, dita e protestës së radhës nga opozita, zëri i popullit duhet të gjëmojë më fort në mbrojtje të demokracisë.

Postimi i plotë:

Një vit më parë “Rilindja” humbi betejën e saj të paturp për të shkarkuar Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese.
“Rilindja” në këtë mënyrë i kishte humbur të gjitha betejat e saj me Presidentin e Republikës edhe në Komisionin e Venecias. Ndërkohë edhe sot e kësaj dite nuk ka një reagim nga SPAK se ç’bëhet me denoncimin e Presidentit të Republikës një vit më parë kur po ky Kuvend i “Rilindjes” që shihni sot falsifikoi firmën e ish-Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese kundër Presidentit.
Falenderoj të gjithë ekipin tim gjatë detyrës si President i Republikës, në veçanti të gjithë qytetarët për përkrahjen e tyre dhe sidomos popullin e 2 Marsit që u ngrit në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës.
Në 3 Mars le të gjëmojë më fort zëri i popullit në mbrojtje të demokracisë, më i vendosur se kurrë për të realizuar Ndryshimin e Madh që po afron!

“Rilindja humbi betejën e paturp për shkarkimin e Presidentit një vit më parë”, mesazhi i Metës për 3 marsin: Le të gjëmojë më fort zëri i popullit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook