Zëvendësoi Alegrin në ndeshjen me Monzën, Landuçi: Duhet të jemi të qetë, problemi nuk është te Vlahoviç

Juventusi nuk ia doli dot të merrte një rezultat pozitiv në ndeshjen përballë Monzës në transfertë, ku u mund me shifrat minimale, 1-0. Në konferencën pas ndeshjes, zëvendësi i Alegrit, Marko Landuçi, i cili ndodhej në stol sot për shkak të kartonit të kuq që Alegri mori mndaj salernitanës, u shpreh i zhgënjyer për paraqitjen që dha skuadra në fushë.

landuci

“Ne duhet të punojmë dhe të jemi të qetë. Kartoni i kuq i Di Marias ndikoi. Kritikat e fansave janë atje, por tani ne duhet të jemi të bashkuar. Është e lehtë të jemi të bashkuar në fitore, kështu që duhet të jemi akoma dhe më shumë tani. Na duhen fakte. Vetëm fakte.

Ne zgjodhëm që të luanim me një taktikë ndryshe. Bonuçi ishte gati të luante. Di Maria është i pari që duhet të kërkojë falje. Ai ra në kurthin e Izos, i cili është shumë i mirë për gjëra të tilla.

Ne nuk dorëzohemi. Është në ADN-ën tonë. nuk kam folur akoma me Alegrin, por do e bëjmë për të kuptuar situatën. Ne duhet të punojmë shumë dhe të korrigjojmë gabimet. Ne nuk po punojmë sa duhet në gabimet që kemi bërë, sepse dhe koha nuk na e premton. Negativiteti nuk na ndihmon.

Vlahoviç? Për mua ai është një sulmuesi i madh, problemi nuk është me të. Ne të gjithë duhet të bëjmë më mirë, nuk janë problemet individuale ato që na kanë penalizuar”, u shpreh Landuçi.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Zëvendësoi Alegrin në ndeshjen me Monzën, Landuçi: Duhet të jemi të qetë, problemi nuk është te Vlahoviç

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook