“Do zhdukem nga Shqipëria se do iki të bëj gocën”, Olta zbulon planet e saj

E ftuar ne emisionin e mëngjesit “WakeUp” Olta Gixhari ka zbuluar për publikun dhe fansat e saj disa nga planet e saj lidhur me  një të  ardhme të afërt.

Aktorja si fillim ka treguar se ka shumë kontrata të mira që i kanë ardhur pas daljes nga “Big Brother” të cilat do të jenë zanafilla e shumë projekteve të reja, Olta tha se do të jetë për shumë gjatë në Shqipëri do të fluturojë për në Spanjë here pas here por shumicën e kohës do e kalojë këtu pohon ajo.

Sakaq Olta është ndalur edhe tek familja për të cilën ajo sakrifikoi edhe çmimin e madh dhe lojën e arritur për 100 ditë, mesa duket Olta në planet e saj jo të largëta ka dëshirë me bekimin e zotit që Amarin ta bëj me një motër, Aktorja tha se pas mbylljes së këtyre projekteve që janë në nisje e sipër do të largohet nga shteti ynë për të bërë gocën e saj.

Olta me të qeshura tregon se trupi i saj rrumbullakoset shumë shpejt gjatë shtatzënisë ndaj dhe ka dëshirë që periudhën e pritjes së ëmbël ta kalojë jashtë larg syrit të publikut shqiptarë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

“Do zhdukem nga Shqipëria se do iki të bëj gocën”, Olta zbulon planet e saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook