Dëmtimet e kanë ndaluar deri më tani trajnerin Kolela që ta ketë skuadrën të plotë në këto javë të para të Kategorisë Superiore.
Një pjesë e madhe e afrimeve kanë shfaqur probleme të njëpasnjëshme fizike dhe nuk kanë lejuar trajnerin të ketë një skuadër të plotë dhe me liri zgjedhjeje për sa i përket formacionit.
Mjafton të theksojmë se ndaj Erzenit u aktivizuan të rinj si Hodo, Dragaj apo Arapi. Edhe ndaj Kukësit Kolela do të duhet të përballojë disa mungesa.
Viktor da Silva vijon të ketë probleme fizike dhe nëse ndaj Erzenit ia doli të luajë, nuk ia ka dalë të rikuperohet ndaj Kukësit dhe me shumë mundësi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit.
As Engjëll Hoti, i cili ka luajtur vetëm në dy ndeshjet e para, nuk është i gatshëm për ndeshjen e sotme në orën 15:00 në Kukës. Dardani ka një problem në kavilje, që po e mban më shumë seç pritej jashtë fushave.
Ndërkohë, Mensah është mungesë e deklaruar tashmë. Lajmi i mirë është se të gjithë lojtarët që mungojnë, do të jenë të gatshëm deri në rinisjen e kampionatit.
FORMACIONI – Mungesa e një fantazisti pritet ta detyrojë Kolelën të luajë me skemën 4-3-3 të pastër.
Në portë vazhdon të jetë Rexhepi, teksa në mbrojtje ka një balotazh mes Atanaskoskit dhe Buxhelajt.
Në mesfushë rikthehet Matondo, i cili mungoi ndaj shijakasve.
Rrapaj është i palëvizshëm, teksa ka një mëdyshje mes Telushit dhe Muratajt.
Në sulm, në mungesë të Da Silvës pritet ta nisë nga minuta e parë Cvetanoski, i cili është rikuperuar gjithashtu nga një dëmtim.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”