Ekspozita e pikturave të Rexhep Selimit të dërguara nga Haga/ Rama: Shpreh solidaritetin për ish-anëtarët e UÇK-së, sot po paguajnë një çmim që nuk e meritojnë

Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ekspozitën e pikturave të bëra nga ish-pjesëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi gjatë qëndrimit në paraburgimin e Gjykatës Speciale të Hagës.

Rama shprehur solidaritetin me familjarëve dhe ushtarët e tjerë të UÇK-së pasi nuk kanë bërë mëkat por kanë guxuar për të çliruar vendin e tyre.

“Kjo nuk është ekspozita e një artisti por e një njeriu që në izolimin e imponuar ka gjetur rrugën e krijimit që në këndvështrimin tim është një rrugë lutje. Kush ka fatin dhe mundësinë ka një hapësirë intime që mund të strehohet për ti ikur realitetit.

Këto vepra unë do i quaja lutje me ngjyra. Lutje jo për mëshirë apo drejtësi por për humanizëm. Në kushtet e një izolimi në Hagë, janë prekëse dhe është privilegj për ne që na u dha kjo mundësi. Kur këto punë të jenë të varura nga këto mure, të përpiqen të krijojnë një sërë ngjarjesh për atë që është historia.

Dua t’u shpreh solidaritetin tim familjarëve dhe ushtarëve të tjerë të UÇK-së që s’kanë bërë mëkate, por përkundrazi kanë guxuar. Kanë guxuar kundër opinionit të përgjithshëm për të çliruar vendin e tyre. Sot janë thirrur të paguajnë një çmim që nuk e meritojnë. Përveç shprehjes së solidaritetit kemi detyrën të bëjmë atë që mundemi për ta bërë më të lehtë barrën e tyre në një përpjekje që është e pabarabartë.

Para se të vija këtu mora vesh që Shqipja nuk e ka ende pasaportën. Jam i bindur se mund ta korrigjojmë këtë gabim të madh”, tha Rama.

Arena e Lajmit

Ekspozita e pikturave të Rexhep Selimit të dërguara nga Haga/ Rama: Shpreh solidaritetin për ish-anëtarët e UÇK-së, sot po paguajnë një çmim që nuk e meritojnë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook