Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zhvillimet në seancën e sotme në Kuvend dhe protestën e opozitës jashtë godinës së Parlamentit.
I ftuar në studio, analisti Dritan Hila u shpreh se mungesa e kryeministrit Edi Rama në seancat e Kuvendit nuk është e justifikueshme dhe se duhej një shpjegim mbi rastin “McGonigal”.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se FBi e ka të regjistruar me zë e me figurë Agron Nezën që i jep para dhe një dosje dhe i kërkon të hetojë në lidhje me kreun e PD në atë kohë, Lulzim Basha.
Pjesë nga biseda në studio:
Hila: Nuk arrij të kuptoj qëndrimin e Ramës në këtë moment, e kuptoj në momentin e parë që i kërkuan intepelancë sepse mund të shihej si kurth i opozitës për përplasje verbale, por mungesa e tij nuk u dha forcën që kishin.
Duhet të kishte një sqarim.
Nuk jam me narrativën e opozitës që Rama goditi SHBA dhe korruptoi shefin e kundërzbulimit. një zyrtar në pension mori para nga Agron Nezaj.
Noka: Erdhi me shërbim apo si erdhi. Kam pritur këshilltarin e Obamës un por me përfaqësues të ambasadës.
Hila: Mund të vinte edhe ky me përfaqësues të Ambasadës.
Noka: Është detyrim ligjor.
Hila: Mund ta bëjë një detyrim pa protokoll se është shef i kundërzbulimit dhe mund të vijë. Shefin e shërbimit tonë sekret e kanë thirrur në Itali e kanë marrë me avion dhe kanë bërë takim pa ambasadën.
Noka: FBI nuk është shërbim
Hila: Ka kompetenca më të mëdha
Noka: Ç’donte CEO i kompanisë kineze ma shpjego
Hila: Në SHBA po gjykohet për shkelje të protokollit
Noka: Janë dy dosje dhe të gjithë thonë që dosja shqiptare është më e rënda.
Rakipllari: Dhe për këtë është arrestuar.
Hila: Kjo nuk e bën Ramën agjent rus apo të McGonigal
Noka: Jo e bën minues të demokracisë, se ka paguar për të minuar opozitën
Hila: Pse do paguajë për ta eliminuar, kjo opozitë është aseti më i madh për Ramën.
Noka: E keni provuar në kurriz mllefin e Ramës.
Hila: Kam provuar më tepër urrejtjen e Berishës.
Noka: 225 mijë dollarë
Hila: Ja ka dhënë Neza për hesapin e vet jo Rama
Noka: FBI e ka të dokumentuar me zë e figurë Nezën duke i dhënë paratë dhe dosjen e lobuesit të PD duke i thënë i mora këto tek zyra e kryeministrit dhe duhet të hapësh çështje e do bësh gjithçka kundër Bashës.