“Pas përfundimit të luftës për Ukrainën, njohja e pavarësisë së Kosovës do të jetë hapi i dytë”, Shukrov: Gati formula e paqes!

Ambasadori I Ukraines

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov teksa iu është bashkuar urimeve për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, pohoi se hapi i radhës pasi të përfundoi lufta, do të jetë njohja e këtij shteti. Ne e dimë këtë çështje, e dimë këtë situatë, dimë gjithçka në lidhje me Kosovën, por unë dua të theksoj se Ukraina sot ndodhet në zjarrin e luftës dhe ju kërkoj të na lini të dalim nga zjarri i luftës dhe pasi të fitojmë, në fund t’i kthehemi temave të tjera. Sot për sot, gjëja më e rëndësishme për ne është të fitojmë luftën dhe të dalim nga ky tmerr i luftës që po ndodh në Ukrainë. Kosova do të jetë hapi i dytë.

Nga Korça, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shukrov, gjithashtu foli për situatën e luftës që po zhvillohet në frontet mes Ukrainës dhe Rusisë, ku theksoi se shumica e territoreve tashmë janë çliruar nga pushtimi rus.

Ambasadori foli dhe për formulën e paqes, e cila është propozuar nga presidenti Zelensky me 10 pika, por konsideroi situatën aktuale të luftës shumë të ndërlikuar.

“Zona e frontit është 1500 kilometra, një zonë tepër e gjerë ku po përplasen fuqitë ushtarake të Rusisë dhe Ukrainës tha ambasadori Shukrov. Diplomati Shukrov deklaratat i bëri gjatë një dite me aktivitete të ndryshme të organizuara nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri dhe Bashkia e Korçës.

Arena e Lajmit

“Pas përfundimit të luftës për Ukrainën, njohja e pavarësisë së Kosovës do të jetë hapi i dytë”, Shukrov: Gati formula e paqes!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook