Arlind Rustemi ka të drejtë të festojë këtë fitore, pasi në fund të fundit e morën përballë Skënderbeut. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri i Orikut tha:
“Normalisht që jam shumë i lumtur për fitoren dhe marrjen e pikëve të plota përballë Skënderbeut.
Edhe më i lumtur për atë që futbollistët kanë dhënë në fushë, duke treguar më tepër dëshirë dhe karakter për ta fituar ndeshjen.
E kishim përgatitur ndeshjen duke parë pikat e dobëta të Skënderbeut.
Ne jemi mbrojtur me forca të shumta duke shfrytëzuar hapësirat pas linjës së mbrojtjes dhe i kemi kapur në befasi disa herë, madje duke i vënë shumë në vështirësi.
Shanset më të pastra për shënim i kemi pasur ne, që kemi goditur edhe shtyllën.
Në fund, dua të falënderoj djemtë për shpirtin e garës dhe shpresoj që kjo ndeshje të jetë një pikënisje për të treguar që Oriku nuk është kalimtar në Kategorinë e Parë”.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”