VIDEO/ Murinjo nuk ndryshon kurrë, ndëshkohet me karton të kuq pasi ofendoi gjyqtarin

Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo, nuk i ka mbajtur dot nervat në sfidën përballë Atalantës, kur Zaniolo rrëzohet një moment në zonë dhe pretendon për një goditje dënimi në kufi të zonës.

bandicam 2022-09-18 19-17-55-280

Gjyqtari ndryshoi vendimin e tij dhe e dha si goditje dënimi për Atalantën, gjë që duket e ka nervozuar keq portugezin.

Murinjo hyri në fushë duke protestuar dhe me ofendime drejt Daniele Çifit, me këtë të fundit që shkoi dhe i drejtoi kartonin e kuq.

Në këtë mënyrë, portugezi do të humbasë ndeshjen kundër Interit në javën e tetë të kampionatit, që do të luhet menjëherë pas sfidave të kombëtares.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


VIDEO/ Murinjo nuk ndryshon kurrë, ndëshkohet me karton të kuq pasi ofendoi gjyqtarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook