Ka përfunduar takimi i zyrtarit të DASH me ambasadore amerikane Yuri Kim në Kryesinë në Kuvendit.
Ambasadorja Kim, e cila u shoqërua nga Dilawar Syed, përfaqësues Special për Çështjet Tregtare dhe të biznesit në Departamentin e Shtetit, u takua me kryetarë dhe nënkryetarë të Komisionit të Jashtëm, të Integrimit dhe ata të Ekonomisë.
“Zyrtari i lartë amerikan ka mbërritur para dy ditësh në Shqipëri dhe qëllimi i takimit është rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve”, tha gazetari Ergys Gjençaj.
Ky takim vjen një ditë pas seancën plenare të tensionuar në Kuvend, që solli dhe përjashtimin e 3 deputetëve demokratë.
Kështu pas bllokimit të foltores se Kuvendit, u përjashtua Edmond Spaho, Elda Hoti si dhe Sorina Koti.
Arena e Lajmit