Zhdukja misterioze e dy burrave në Sarandë, nisnin kërkimet në det nga zhytësit e Reneas

1200 630 00 1681404244 770x404

Sot shënohet dita e 19 të zhdukjes së Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit. Ngjarja duket se po kthehet në një nga më misteriozet e viteve të fundit.

Sipas burimeve paraprake priten që të nis in kërkimet në det për të dy të zhdukurit. Pritet që të mbërrijë në vendngjarje palombarët e Reneas.

Kallëzimi për zhdukjen e tyre janë bërë nga familjarët e tyre ditën e mërjurë.

Ngjarja e plotë:

Në ditën e 19 të zhdukjes së Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, ngjarja duket se po kthehet në një nga më misteriozet e viteve të fundit.
Të gjithë të shoqëruarit janë lënë të lirë për mungesë provash dhe trupat e dy viktimave jo vetëm që nuk po gjenden, por dhe kërkimet për ta po zbehen dita ditës.
Edhe pse ngjarja ka për protagonistë të dyshuar si nga pala e autorëve ashtu edhe nga ajo e viktimave, mjedisin e shpërndarjes dhe trafikut të drogës në Sarandë dhe jashtë shtetit, pista e hetuar ka qenë ajo e shit-blerjes së një toke në fshatin e vogël të Çukës.
Bëhet fjalë për një tokë buzë rrugës në hyrje të fshatit Çukë por jo buzë vijës bregdetare. Një tokë e tillë dhe pikërisht në një zonë të paazhornuar në ASHK dhe pa dokumentacion të saktë, është e çuditshme të jetë motiv krimi për personazhe të këtij kalibri. Edhe vetë familjarët e “Koçoles” lidhur me tokën, përmendin shifra minimale kapari si 21 mijë euro apo borxhe deri ne 800 mijë lek të reja.
Këta të fundit shprehen se 46 vjeçari në shtëpi nuk sillte më shumë se 10-20 mijë lek të reja në familje dhe se ata jetonin me të keq.
Megjithatë policia kohët e fundit kishte vënë re se Thodhori qarkullonte me një automjet luksoz tip “Mercedes-Benz” S Class me targa provë.
Të tjera detaje janë zbuluar edhe për automjetet e sekuestruara gjatë kontrolleve policore në mjedise të ndryshme. Kështu, edhe pse automjeti “Mercedes-Benz” me të cilin dyshohet se u rrëmbyen dy 46 vjecarët në pamje filmike duket me targa greke të vjedhura në Lezhë, kur është gjetur në fshatin Nivicë në një garazh të marrë me qera dhe pa dryn, ishte pa targa dhe me disqe gomash të lyera me sprajt.
Automjeti tip “Land Rover” Discovery i sekuestruar në një karburant në Sarandë rezulton gjithashtu me targa greke, ndërsa janë mësuar edhe lloji dhe targat e automjetit të blinduar të sekuestruar në një plantacion manderinash në fshatin Xarrë.
Bëhet fjalë për një Jeep Cherokee ngjyrë e zezë, me xhama të zinj dhe me targa greke BOO – 9195. Edhe pse policia ka në dorë disa automjete dhe telefona celularë, burime pranë grupit hetimor bëjnë me disa se nuk ka ende prova për të cuar në identifikimin e autorëve të ngjarjes. Policia deri diku është e bindur se kemi të bëjmë me më shumë se 1 autor edhe për faktin që koha që ka përshkruar automjeti tip “Mercedes – Benz” nga Saranda e të paktën deri në zonën e Qafës së Soronesë dhe në kthim, është shumë e shkurtër dhe gati e pamundur për të kryer vrasje e fshehje kufomash.
Në fakt pamjet filmike janë shumë te pakta pasi zona ku mjeti është futur, të paktën duke filluar nga fundi i fshatit Cukë, zona e Soronesë dhe deri në Vrinë, nuk ka kamera sigurie. Mjeti rezulton të jetë filmuar brenda qytetit të Sarandës, gjatë ikjes drejt zonës që mendohet të ketë ndodhur krimi por dhe gjatë kthimit më pas për t’u futur në zonën drejt Nivicës në Bashkinë Himarë, aty edhe ku u gjet.
Nga këqyrja e këtyre pamjeve është arritur të shquhet vetëm Fatmir Sulovari i ulur në sediljen e parë të pasagjerit, por nuk dallohet as shoferi dhe as personat nga mbrapa.

Zhdukja misterioze e dy burrave në Sarandë, nisnin kërkimet në det nga zhytësit e Reneas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook