Interi vijon serinë e rezultateve negative, teksa në kampionat ka regjistruar humbjen e tretë në shtatë javë në Serinë A.
Pas humbjes me përmbysje ndaj Udinezes me rezultatin 3-1 në stadiumin “Dacia Arena”, janë ultrasit e Interit tashmë që kanë ngritur zërin për këtë situatë kaotike që po kalon ekipi duke mbrojtur gjithashtu edhe trajnerin Simone Inzagi:
KOMUNIKATA E ULTRASVE TË INTERIT –
“Toleranca ka përfunduar!
-Trajneri me siguri ka bërë gabime, por…
-Asnjë alibi për lojtarët që në këtë situatë kanë vendosur vënë egon e tyre përpara grupit dhe kjo nuk është mirë për ne.
Kur të përfundojë pauza e kombëtareve, ky kurs do të ndryshojë!
Të gjithë duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre.
Luftojmë bashkë, dalim bashkë. Ju presim!”
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”