Në disa foto që kanë qarkulluar në rrjetet sociale shihet me një patrullë policie, ndërsa u tha se i kishin thyer xhamat e makinës pas spektaklit të së martës të BBV.
Në një prononcim për BalkanWeb, ajo ka deklaruar se “nuk është e vërtetë që më kanë thyer xhamat e makinës”, por shtuar se ka pasur një tjetër problem për të cilin i është dashur ndërhyrja e policisë.
Ndërkohë kanë reaguar edhe blutë e Tiranës duke raportuar se: “Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.”
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”