Marrëveshja me Britaninë për emigracionin e paligjshëm/ Nuk morën azil, kthehen në atdhe 1 mijë shqiptarë

Gomone

Ekipet operacionale të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë ngritur një Task Forcë të Përbashkët për Migracionin, me qëllim menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Britanisë.

Bëhet me dije se nga 13 dhjetori deri në javën e parë të prillit, janë kthyer në atdhe 1000 shtetas shqiptarë. Përkatësisht shqiptarë që kanë dështuar për të marrë një azil në Britani, por edhe kthime vullnetare në Shqipëri.

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të Komunikatës së Përbashkët mes Kryeministrave të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, për të frenuar emigracionin e paligjshëm, skuadrat policore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kanë intensifikuar punën operacionale për të adresuar migracionin e paligjshëm, veçanërisht kalimet me varka drejt Anglisë.

Autoritetet shqiptare dhe britanike po punojnë së bashku për të parandaluar hyrjen dhe qëndrimin e paligjshëm të emigrantëve ilegalë në Britaninë e Madhe.

Që nga nënshkrimi i Komunikatës, mbi 1 000 shtetas shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Këto të dhëna përfshijnë shtetas që kanë depozituar kërkesa të pabazuara azili, shkelës të ligjit, si dhe kthime vullnetare, për periudhën nga 13 dhjetori i vitit 2022 deri në javën e parë të prillit 2023.

Ekipet operacionale të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë ngritur një Task Forcë të Përbashkët për Migracionin, e cila shërben si pika kyçe për të koordinuar masat dhe veprimet e posaçme operacionale për menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.

Këtu përfshihen kontrolle të përforcuara për kriteret e lëvizjes së lirë në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar në të gjithë vendin, verifikime shtesë për shtetasit shqiptarë që konstatohen se ndodhen ilegalisht në territorin e Britanisë së Madhe, si dhe shkëmbimin e oficerëve të lartë të policisë në të dyja vendet.

Drejtuesi i Policisë Kufitare dhe Migracionit, në Policinë e Shtetit, Saimir Boshnjaku u shpreh: “Po punojmë krah për krah me kolegët britanikë, në kuadër të Task Forcës së Përbashkët për Migracionit, për të parandaluar migrimin e parregullt drejt Mbretërisë së Bashkuar, si dhe krimet që lidhen me to.

Policia Kufitare dhe Migracionit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin rrugën e ligjshme të migrimit dhe thekson se të gjithë personat që thyejnë ligjin do të përballen me pasojat”.

Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Tony Eastaugh, tha: “Shifrat janë dëshmi se partneriteti ynë me Qeverinë Shqiptare për të përshpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore të qëndrojnë në Britani, po funksionon. Teksa ne i intensifikojmë më tej këto masa, shtetasit shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu, nuk duhet të kenë asnjë iluzion, pasi do t’i largojmë me rastin më të parë”.

Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë.

Policia e Kufirit dhe Migracionit në Policinë Shqiptare dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojnë punën për të adresuar problemin e migracionit të paligjshëm, fenomen që pengon seriozisht zhvillimin e vendit dhe sigurinë e qytetarëve, si dhe nxit kriminalitetin, shfrytëzimin apo forma të tjera të paligjshmërisë.

Marrëveshja me Britaninë për emigracionin e paligjshëm/ Nuk morën azil, kthehen në atdhe 1 mijë shqiptarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook