Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij/ Gazetari: Pamjet filmike nxorën zbuluar lëvizjet e grupit! Ish-prokurori Trenova: Policia të mos mjaftohet me kaq, por…

Nikulaj

Edmond Haxhia ka rezultuar se është porositësi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në emisionin ‘Në Shënjestër’ gazetari Xhevahir Zhabina foli për ekzekutimin e biznesmenit, ndërsa theksoi se provat kryesore ishin filmimet e kamerave që edhe zbuluan lëvizjet e grupit të përfshirë në vrasjen e 50-vjeçarit.

“Provat kryesore ishin kamerat e sigurisë që kanë treguar lëvizjet e grupit. Gjithashtu policia thotë se ka edhe prova shkencore dhe ato biologjike që kanë të bëjnë me rrobat. Në zonën e Gjadrit policia ka përftuar prova biologjike të personave që kanë marrë pjesë. Konflikti mes familjes Nikulaj dhe Lekstakajt daton që  nga viti 1997”, tha ndër të tjera ai.

Nga ana tjetër ish-Prokuror i krimeve të rënda Gentian Trenova tha se policia duhet të vijojë më tej hetimet dhe se kjo ngjarje nuk mund të mbetet me kaq. Pasi duhet t’i shkohet deri në dhe zbardhjes së plotë të vrasjes.

“Vrasësi mund të ketë mësuar disa fjalë në shqip sa për të çorientuar hetimin. Por çështja duhet të jetë më e plotë. Mund të bëhet lidhja e personit me mbetjet që ka lënë tek rrobat që ka përdorur. Po ashtu edhe në zonën ku mund të jetë hedhur arma duhen kontrolle, pasi nuk duhet lënë me kaq nga ana e policisë”, ka thënë ai.

Arena e Lajmit

Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij/ Gazetari: Pamjet filmike nxorën zbuluar lëvizjet e grupit! Ish-prokurori Trenova: Policia të mos mjaftohet me kaq, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook