E plotë/ Nga anëtarët e “ekipit të vdekjes” te lidhja e ngjarjes më gjakmarrjen, shkon drejt zbardhjes ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj (EMRAT)

Vrasja E Adrian Nikulajt

Duket se ngjarja e cila tronditi vendin një javë më parë, ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, po shkon drejt zbardhjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për shtyp ku njoftoi se është kryer identifikimi i ekipit prej gjashtë personash që morën pjesë në organizimin e vrasjes së Nikulajt.

Rrumbullaku theksoi se hetimet lidhur me këtë ngjarje janë drejt përfundimit, ndërsa gjashtë persona janë shpallur në kërkim, duke ka zbuluar se pjesë e skuadrës së vrasjes ka qenë edhe një grua me shtetësi britanike.

Shkak i këtij krimi të rëndë sipas drejtorit të Policisë së Shtetit është gjakmarrja, ndërsa njoftoi se ekzekutori është një shtetas portugez, i cili më vonë është identifikuar si shtetasi portugez Ruben Saraiva.

Sa i takon emrave të tjerë, Edmond Haxhia mësohet se është porositësi dhe financuesi i gjithë operacionit të vrasjes së biznesmenit, ndërsa shtetasit britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë 4 britanikët që kanë ndihmuar për të kryer vrasjen.

Gjithashtu bëhet me dije se Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant.

Bëhet fjalë për vitin e largët 1997, kur fill pas këtij debati u ekzekutua Pëllumb Nikulaj, vëllai i Ardian Nikulaj dhe një pjesëtar i fisit tjetër.

Shtatorin e po atij viti, u vranë Gëzim Lekstakaj i njohur si Raci dhe Laurent Gjetja, i biri i poetit të njohur, të ndjerit Ndoc Gjetja.  Lekstakajt, akuzuan Nikulajt.  Dy vite më vonë, pjesëtarët e familjes Lekstakaj, vihen sërish në shënjestër. Në mars të vitit 1999, vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset.

“BalkanWeb” ka siguruar edhe foton e shtetasit anglez Steven Hunt që mbante në vëzhgim biznesmenin Ardian Nikulaj, para se të ekzekutohej.

Ndërkohë, ka qenë gazetari Artan Hoxha, ai i cili ka publikuar në rrjetet e tij sociale pamje nga momentet para ekzekutimit.

Në video tregohet se ekzekutori është nisur në një moment drejt ambienteve të lokalit ku ndodhej edhe viktima, por se është njoftuar që të kthehej pas, urdhër të cilin duket se e ka zbatuar.

Gjatë të gjithë kohës autori qëndronte i fshehur lokalit në pritje të lajmërimit nga bashkëpunëtori anglez për të vijuar operacionin për ekzekutimin e Nikulajt.

Arena e Lajmit

E plotë/ Nga anëtarët e “ekipit të vdekjes” te lidhja e ngjarjes më gjakmarrjen, shkon drejt zbardhjes ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj (EMRAT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook