Për deputetin e PD, Dashnor Sula, opozita nuk duhet të dalë me dy kandidatë në zgjedhjet e 14 majit. Gjatë emisionin “Log.” në Panorama TV, ai u shpreh se është turp dhe çmenduri nëse kjo ndodh dhe se opozita duhet të shërojë plagët për të marrë pushtetin.
“Jemi bërë për turp, për turp janë bërë të dy palët. Unë mendoj se në opozitë një forcë politike që nuk është e matur, nuk tenton të shërojë plagët e veta për të tentuar për të marrë pushtetin është gabimi i madh. Një forcë opozitare konsolidohet në opozitë, se në pushtet nuk ke ca i thua.
Është çmenduri, është turp që të dalim me dy kandidatë. Kush e ka këtë përgjegjësi? Nuk kam trup ta them, i pari është Sali Berisha, babai jonë historik, njeriu që ka më shumë peshë në PD, i cili i takon detyra ta gjejë mënyrën formën”, tha ndër të tjera Sula.
Sipas deputetit demokrat, e gjitha situata ku ndodhet sot PD ka ardhur si pasojë e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.