“Goli i Kukësit ishte keqkuptim me arbitrin”, Bitri nuk bën llogari për derbin: Që kur kam ardhur këtu…

Eneo Bitri ishte protagonisti i fitores së sotme të Partizanit ndaj Kukësit. Përtej një loje të mirë në mbrojtje, ai ishte edhe autori i golit të rezultatit 2-1 për ekipin e tij, duke i dhuruar tre pikë që kthyen Partizanin në kryesim. Një fitore e merituar siç e tregoi në “Oversport”, para një derbi ku nuk bëhen llogari.

bitri

“Tifozët ishin të shumtë sot dhe për atë arsye festova me tifozët se dëshira ime është t’i kemi pranë sa më shumë në çdo ndeshje.

Nuk besoj se na vuri në ndonjë rast në vështirësi, te goli ishte kekuqtim mes nesh dhe arbitrit, por ky është futbolli, duhet ta pranojmë këtë gjë. Rëndësi ka fitorja mbi të gjitha.

Tedi është çarë në vetull dhe faqe. Për fat të mirë është qepur, por shpresoj të jetë me shëndet mirë e të jetë gati për ndeshjen e radhës.

I kemi analizuar edhe ndeshjet e kaluara, mendoj se kemi pasur e krijuar shumë, edhe me Erzenin. Por nganjëherë duhet të jemi shumë cinikë, sot na ndihmoi edhe fati. Por ky është futbolli, duhet të realizojmë atë që na jepet para portës.

Për derbin nuk ka fjalë, të gjithë e dimë rëndësinë e asaj ndeshje, për ne dihet që nuk luhet por fitohet. Do ia lëmë fushës. Derbi nuk luhet për barazim, sa kam këtu nuk kemi luajtur asnjëherë për barazim. Është shumë herët të mendosh se 4 pikë nuk janë asgjë. Vllaznia ishte 9 pikë e humbi kampionatin. Janë shumë pikë, është shumë herët të mendojmë për këtë.

E kemi bërë në stërvitje këtë lloj skeme. Është skemë se e kemi punuar shumë dhe për fat doli”, tha Bitri.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Goli i Kukësit ishte keqkuptim me arbitrin”, Bitri nuk bën llogari për derbin: Që kur kam ardhur këtu…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook