“Masa disiplinore për bllokuesit e foltores”, Balla: Komision Hetimor për McGonigal?! Kuvendi u vu para një turpi, opozita solli firma të falsifikuara

Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një komunikim për mediat pohoi se për të gjithë deputetët që kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, do të ketë masa disiplinore.

Ai tha se është e turpshme fakti që në Kuvend u dërguan firma të falsifikuara nga opozita, ku kërkohej ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.

“Do të ketë mase për bllokuesit e punimeve te kuvendit Deputetët të marrin kohën për t’u përgatitur me mocionin për debat. vendimi për mos të zhvilluar një Kuvend normal, ka nisur që në dhjetor. As McGonigal dhe çështjes të tjera nuk ishin në politikën e opozitës, dhe seancat u bllokuan. Seancat do bllokohen deri sa Berisha do vazhdojë t’i bëjë presion drejtësisë me këto qasje, apo me ato që i quan protesta, apo të shkojë deri te ajo që thotë; revolucioni i madh. Vendimmarrja jonë, në cilësinë e kryetarit të grupit kam bërë një paraqitje të seancës së fundit. Me gjithë këto përpjekje nga opozita, ose foltorja e PD, përsëri seanca e fundit ishte seancë ku deputetët folën, me zhurmë apo pa zhurmë. Po ashtu edhe fakti që shumica jonë parlamentare tregoi edhe një herë se edhe kur bëhet fjalë për votim të fshehtë, PS i kishte votat në mbështetje të kryetares së Kuvendit, duke hedhur poshtë propozimin për shkarkimin e saj. Raporti ynë është i qartë ku sqarohet se veprimet e kryetares së Kuvendit kanë qenë të bazuara te rregullorja.

Duhet të dini shumë qartë se ka pasur një diskutim në konferencën e kryetarëve. Duhet të merrni dhe procesverbalin. Sapo kam mbaruar mbledhjen kam dalë në një deklaratë për mediat, ku ju kam informuar se; Kuvendi është vënë para një turpi për të perifrazuar atë që kam thënë para jush, në kushtet kur na u vu para një kërkesë deputetësh me firma të falsifikuara. I kërkova deputetëve të opozitës që të tërheqin atë kërkesë. Të falsifikosh firmën e një deputeti nuk duhet toleruar. Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendim, votë kundër kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Aliebeaj, që çështja të mos shqyrtohej. Në një seancë tjetër Kuvendi i Shqipërisë, më 23 janar, vendosi ngritjen e komisionit të posaçëm për ligjet parlamentare.”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Masa disiplinore për bllokuesit e foltores”, Balla: Komision Hetimor për McGonigal?! Kuvendi u vu para një turpi, opozita solli firma të falsifikuara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook