“Portugez që flet shkodranshe, jeni tu ua rras të pafajshmve”, reagon e afërmja e porositësit të vrasjes së Nikulajt: A keni tjetër histori për Hollywood?!

Ardian Nikulaj 1 768x452

Pas zbulimit të emrit të porositësit dhe financuesit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, e afërmja e Edmond Haxhisë, ka reaguar në Facebook.

“Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve”, shkroi ajo, teksa shtoi se janë “blerë ‘dëshmitarë’ dhe aktorë për kamerë një vit rresht, duke nënkuptuar se historia e ndërtuar deri më tani me faktet e zbuluara nuk është e vërtetë.

Ajo vijoi në shkrimin e saj duke pyetur me ironi nëse “ka ndonjë histori tjetër për Hollywood”.

“Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve! Vazhdoni se e keni mire! Shkoni vidhni motorra anej e ktej tek njerez te afterm,e ngjitujani atyne. Blini “deshmitare” dhe aktore per kamera nje vit rrjesht, improvizoni persona te ngjashem, blini vete karta telefoni angleze e shqiptare e shkruni mesazhe, pasi thyeni pa autorizime tjeret. Patjeter more, vrasjet me motora te vet i bajne njerezit, madje me letra ne emrin e vet. Naj histori tjeter, per Holliwood a keni?!” shkroi ajo në rrjetet sociale.

“Portugez që flet shkodranshe, jeni tu ua rras të pafajshmve”, reagon e afërmja e porositësit të vrasjes së Nikulajt: A keni tjetër histori për Hollywood?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook