Rrezikon përjashtimin pasi i ra bilbilit në Kuvend/ “SPAK s’ka këllqe që të hetojë Ramën”, Spaho: Do thyej edhe karriget!

Spaho

Debate në mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet, ku do të merret masa disiplinore për 6 deputetë të Partisë Demokratike.

Mes atyre që është kërkuar kjo masë, deputeti i PD-së, Edmond Spaho teksa bëri disa pyetje se pse nuk ngrihet Komisioni Hetimor për McGonigal, kërkoi fjalën e tij në sallë, ndërsa debatoi me kryetaren, Klotilda Bushka. Ai tha se SPAK nuk hap hetimet ndaj çështjes McGonigal dhe lidhjeve të tij me Ramën, pasi ka frikë nga kryeministri.

“Mbledhja zhvillohet ditën e parë të punës, dhe duhet ta kishit mbajtur dje. Kjo që po bëni është e jashtëligjshme. Do e ankimoj këtë shkelje në Gjykatën Administrative. Përveç arsyeve të tjera, s’dua që të lejohet që këtu të instalohet një diktaturë. Çfarë po kërkojmë ne që çuditeni ju që të flasim për këtë skandal të madh?! Çfarë ka ndodhur në SHBA? Po e heton Kongresi. Të njëjtën gjë kërkojmë dhe ne. SPAK nuk ekziston dhe nuk ka këllqe që të hetojë Edi Ramën, dhe të hetojë Kuvendin, ku së paku është opozita, që të hetojë faktet. As komisioni hetimor nuk merr, se e kemi provuar se si bllokohet ky komision. Me kë është takuar McGonigal? A ka ushtruar presion? A është takuar me ligjvënës?! Më lër të flas zonjë, se keni frikë se çfarë thotë Edi Rama. A po më përjashton? Se ju e keni marrë vendimin. Më dëgjo se pse protestojë unë, mos më pri fjalën. Jam unë që do flas këtu, kam të drejtë të flas se po më përjashton, nuk të lejoj. Nëse do sillesh si laja e kullës së barit, do më dëgjosh. Ore me forcë po vepron ti, unë po respektoj rregullat. Nuk mund të më pengosh.”, tha ai.

Ndër të tjera deputeti Spaho, theksoi se një masë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Kuvendin e Shqipërisë, duke shtuar se do ta ndjekë edhe në gjykatë.

“Kuvendi po më përjashton, nënkryetarja po më përjashton. Ju po më përjashtoni. Ju më thoni që kam prishur rregullin e parlamentit, unë them jo sepse kam kërkuar gjëra në interes të vendit. Seancë pyetjeje, ngritjen  e Komisionin Hetimor.  Çfarë ndodh, kryeministri nuk vjen dhe ju nuk pranoni të ngrini Komisione Hetimore. Tani kryeministri del dhe thotë në media që nuk e lejoj Komisionin Hetimor. Por çfarë thotë Gjykata Kushtetuese? Që Komisioni Hetimor është i detyrueshëm të ngrihet. Atëherë unë të mos ngrihem për këtë të drejtë timen që kryeministri po ma merr me dhunë? Të pezullosh të drejtat Kushtetuese të deputetëve do të thotë grusht shteti, praktikisht. Sjellja ime është rrjedhojë e shkeljes së të drejtave të mia. Nuk do ta lejoj, do të kërkoj gjithandej, do të bëj zhurmë, do t’i bie bilbilit, do të thyej edhe karrige për të drejtën time. Do të kërkoj të drejtën dhe do të mbroj të drejtat…Ngjarja për të cilën po flasim ka implikime, janë paguar para për të hequr të drejtat e mia si opozitë, për të shkatërruar opozitën. Është përdorur ky mekanizëm vetëm për të shkatërruar. Ju po merrni masë për mua, doni të më përjashtoni për 20 ditë, si mund të ndodhë kjo? Punimet e Kuvendit në seancë plenare i kam bllokuar sepse dua të hetohet sepse janë blerë nëpunës të huaj për të eliminuar opozitën. Firmat i keni dhe ju nuk doni t’i thërrisni ata deputetë, firmat e tyre janë të rregullta. Rregullat po i shkel ti duke u bërë kukull e Edi Ramës. Politikisht po vepron si e komanduar në mënyrën më të keqe dhe më të shëmtuar. Nuk jam dakord dhe do ta ndjek edhe në gjykatë”, tha Spaho.

Arena e Lajmit

Rrezikon përjashtimin pasi i ra bilbilit në Kuvend/ “SPAK s’ka këllqe që të hetojë Ramën”, Spaho: Do thyej edhe karriget!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook