Shtatë qepje në fytyrë, Braçe publikon foton e frikshme të Carës: Futboll dhe gjak! Pse duhet të jesh i pasigurt nga dhuna e shkallëve?

Një incident i rëndë u regjistrua në duelin mes Kukësit dhe Partizanit, të zhvilluar në stadiumin e qytetit verilindor. Talenti kavajas Tedi Cara, realizoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 14-të, teksa shkoi për të festuar pranë stolit të Partizanit, u godit me shishe uji nga tribuna qendrore. Në këtë moment Cara e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen, teksa u largua menjëherë drejt spitalit, ku mori ndihmën e nevojshme, me shtatë qepje në fytyrë.

cara

Në lidhje më këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, që njihet si tifoz besnik i Partizanit. Braçe ka postuar foton e Carës me fytyrën e qepur duke shkruar:

“Futboll dhe gjak. Ky është Tedi Cara, 7 qepje në fytyrë. Nuk u dëmtua me ndonjë përplasje në fushë, përballë Kukësit. U godit nga tribuna fill pas shënimit të një supergoli. Mirë shkallët e stadiumit, po në fushë pse duhet të jesh i pasigurt nga dhuna e shkallëvë?”.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Shtatë qepje në fytyrë, Braçe publikon foton e frikshme të Carës: Futboll dhe gjak! Pse duhet të jesh i pasigurt nga dhuna e shkallëve?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook