U kap me thikë dhe një karikator plastik në automjet, prangat të riut. Pas hekurave dhe një 47-vjeçar për ngacmim seksual

Policia Durres

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një thikë dhe një karikator plastik, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë pas hekurave ra dhe një 47-vjeçar, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 17-vjeçareje.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 29 vjeç, banues në Laç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjet një mjet prerës (thikë) dhe një karikator plastik, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 47 vjeç, banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

U kap me thikë dhe një karikator plastik në automjet, prangat të riut. Pas hekurave dhe një 47-vjeçar për ngacmim seksual

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook