Vazhdon alarmi kuqezi me dëmtimet, humbasim mesfushorët dhe rrezikon Uzuni. Reja fton një emër të ri

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet për sfidat e shtatorit në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Islandës, të cilat do të përcaktojnë edhe ecurinë e kuqezinjve në këtë turne dhe do të vendosin nëse mund të ngjiten në Ligën A apo sigurojnë një vend në play-off të Euro 2024.

Kombetarja Shqiperia Grumbullimi

Sfida ku Shqipëria shkon me një numër të madh mungesash për shkak dëmtimesh, apo lojtarësh të cilët janë aktivizuar shumë pak me ekipet përkatëse. Situatë e cila është konfirmuar që në ditën e parë të grumbullimit, pasi Endri Çekiçi nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses si pasojë e dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Gallatasarajit.

Gjithashtu, siç bën me dije FSHF, mungon dhe mesfushori tjetër i Kombëtares, Keidi Bare, edhe ky për shkak të një dëmtimi.

Ndërkohë, sipas “Supersport” edhe Myrto Uzuni është nën vëzhgimin e stafit mjekësor, pasi ka shfaqur probleme fizike dhe prania e tij në këto dy ndeshje është në dyshim. Si Çekiçi, ashtu edhe Uzuni, po kalonin një formë fantastike në këtë periudhë me ekipet përkatëse dhe për Shqipërinë mungesa e tyre do të jetë një humbje e madhe.

Ndërkohë, për të plotësuar numrin e lojtarëve për shkak të këtyre mungesave, trajneri Reja ka afruar me ekipin e parë sulmuesin e U21, Eljon Toçi. Ky i fundit aktivizohet me ekipin e të rinjve të Fiorentinës dhe ka qenë protagonist me këtë të fundit në edicionin e kaluar, duke marrë vlerësime edhe nga specialistët përtej Adriatikut.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Vazhdon alarmi kuqezi me dëmtimet, humbasim mesfushorët dhe rrezikon Uzuni. Reja fton një emër të ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook