Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, zbulohet kush dha urdhrin (EMRI)

Ardian Nikulaj

Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin. “BalkanWeb” mëson se porositës i vrasjes së biznesmenit është Edmond Haxhia.

Haxhia është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Gjithashtu bëhet me dije se Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt.  Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant.

Përgjatë viteve 1997 deri 1999 janë kryer disa vrasje dhe plagosje mes palëve, ndërsa Nikulaj i cili nuk u mor kurrë në pyetje për këto raste sipas Lalës, u vra mbi 20 vite më vonë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 19. 04. 2023 rreth orës 13:25 në ambientet e lokal “Coral”. Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij.

Shkak i këtij krimi të rëndë sipas drejtorit të Policisë së Shtetit është gjakmarrja, ndërsa njoftoi se ekzekutori është një shtetas portugez.

Arena e Lajmit

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, zbulohet kush dha urdhrin (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook