Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Lezhë/ Portugezi që shkrepi armën me origjinë arabe, dyshohet se fshihet në Greqi. Si dështuan të kryenin atentatin tre ditë rresht

Nikulaj 3

Detaje të reja nga dosja hetimore për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se i dyshuari si porositës Edmond Haxhia, i ka pritur në Rinas 4 britanikët dhe portugezin.

Ai i orientonte me telefon se nga të lëviznin. Mësohet se Haxhia i ka pritur përballë një hoteli në Rinas dhe më pas i ka shoqëruar.

Burime bëjnë të ditur se britaniku Harry Simson, ka një të shkuar problematike në Britaninë e Madhe, për agresion dhe lëndë narkotike. Për sa i përket autorit portugez, ai ishte me origjinë arabe.

Ai është larguar nga dogana e Kapshticës më drejtim të Greqisë së bashku me dy britanikët e tjerë. Dyshohet se janë ende në Greqi. Simson dhe Edmond janë larguar nga Rinasi.

Ata kanë tentuar ta kryenin ekzekutimin edhe në datat 16-17-18 prill, por nuk e kanë mundur që ta kryejnë. Sipas burimeve ata kanë pritur dhe janë filmuar duke qëndruar në zonë në këto data për 6-8 orë. Por Nikulaj ka qenë i shoqëruar dhe nuk e kanë kryer dot vrasjen.

Kontrolle po kryhen edhe për të gjetur banesën në Shkodër ku dyshohet se ka qëndruar autori portugez.
Sa i përket dëshmisë së vajzës, mësohet se ka qenë ajo që i ka identifikuar të gjithë autorët.

Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Lezhë/ Portugezi që shkrepi armën me origjinë arabe, dyshohet se fshihet në Greqi. Si dështuan të kryenin atentatin tre ditë rresht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook