Dosja “McGonigal”/ Berisha: Rama është nën një hetim që do e ndjekë gjithë jetën

Sali Berisha884

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një mbledhje të zhvilluar sot me Këshillin Kombëtar foli për revolucionin e PD-së dhe për çështjen “McGonigal”.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama ‘është në hetim që do të zhvillohet dhe se do ta ndjekë gjithë jetën”. Sakaq, tha se thirrja për protestë nuk është partiake por vendimtare për shqiptarët dhe Shqipërinë.

“Po ai arriti qëllimit. Pse ju athem këtë? Askush nuk mund të mendoje së në revolucioni do na shmangë nga detyrat kushtetuese dhe elektorale. Askush nuk duhet të mendojë se ato janë zgjidhja. Zgjidhja është kur ato kombinohen me zgjedhjet. Në zgjedhjet e 31 marsit nuk i bojkotuam, por pranverën e shtruam. Po ua them se është e rëndësishme që të përgatitemi. Nëse ne besojmë idealet tonë, të pranojmë të bëhemi misionarë siç shpëtuam PD, të bëjmë dhe me Shqipërinë. Ne kemi gjithë potencialin, forcën. Koha provoi se demokratët ishin në të drejtat e tyre. I qëndruan në krahun e vendit të tyre, se ata ishin atdhetarë dhe nuk pranuan tu shkelmohej vendi. Thirrja është shumë më e fuqishme. Nuk ka thirrje më të madhe se ajo për të shpëtuar vendin. A e përmbushim dot vetë këtë mision? Jo, vetëm kur të bindim shqiptarët që është për vendin.

Nuk është partiak. Është i shqiptarëve, që mund të ndamë mendime të ndryshme, kemi vlera të përbashkëta. Ne kemi  një shans historik për tu angazhuar në debatin më fisnik dhe të çmuar me ço shqiptar, por kjo kërkon që ne të jemi të sigurt në forcën e idealeve tona. Kërkon që ne të kemi besim të palëkundur, se guximtarët fitojnë gjithmonë. Sado i vështirë të na duket misioni, nuk duhet të fajësojmë qytetarët. Duhet gjetur çelësi se di duhet servirur. Askush nuk di që Shqipëria të kthehet kështu. Asnjë shqiptar nuk do që të vidhet në këtë mënyrë. Ndaj hyjmë në një fazë të re, ku ne do të arrijmë fitoren vendimtare ndaj këtij regjimi. Nuk duhet të dekurajohemi dhe të pranojmë që të tërhiqemi. Mendoni në një moment s çfarë diktature po hetojnë sot shqiptarët nga mashtrimi. Për ti thënë vetes se sa jetike është që çdo demokrat të ulet me çdo shqiptar. Media sot, për shkak të kontrollet të qeverisë ndaj pronarëve, ushtrojnë atë që dikur i pavdekshme Papa Bendeikti i XVI e quajti si diktaturë. A është në hetim Rama apo nuk është? Është hetim që do e ndjekë gjithë jetën dhe do të zhvillohet. E dini ju që McGonigal me asistentët e tij mafiozë, Duçka dhe Neza kalonin nga restoranti në restorant dhe kapnin biznesmenët duke u thënë ‘keni diçka ju’. Gjer në këtë shkallë degradoi. Po në cilin vend të botës ndiqen këta, përveç se në shtetin mafioz të Ramës”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Dosja “McGonigal”/ Berisha: Rama është nën një hetim që do e ndjekë gjithë jetën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook