Kreu i Komisionit për Ekonominë dhe Financave në Partinë e Lirisë, Petraq Milo deklaroi se ka shumë emërime në punë me kohë të pjesshme, për motive elektorale.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Milo tha se shumë të rinj janë të papunë, ndërsa çmimet në vend janë shumë më të larta, duke iu referuar rajonit. Po ashtu Milo u ndal dhe te amnistia fiskale. Po ashtu, Milo renditi disa arsye se pse duhet të protestojnë qytetarët.
“Kemi një situatë ekonomiko-sociale të vështirë në vendin tonë. Jemi ndër vendet më të varfra në rajon. Çmimet janë rritur mbi 10%. Informaliteti mbetet i lartë dhe administrimi i dobët. Nuk mund të bëhesh Amnistia fiskale kur ke nivelin më të lartë të korrupsionit, ku Kosova është 20 vende më pak. Nuk mund të bësh një amnisti fiskale kur shpërndarja buxhetore nuk është e drejtë. Në këtë vend mund të hyjnë para kriminale. Qeveria po tenton të bëjë shumë gjera që nuk janë të rregullta. Përderisa BE thotë; Bëni kujdes, mos e vazhdoni këtë reformë! Asnjëri nuk ka të drejtë të gjykojë mbi pjesëmarrjen e çdo individi në politikë apo të paragjykojë. Nëse ka klime për protestë, duhet të protestohet. Kemi një shembull të mirë vitin 91, ku të gjithë u bashkuan për një gjë; shembjen e regjimit. Por a jeni të kënaqur? A e pranoni këtë nivel korrupsioni?! Çdokush duhet të kuptojë se kush kalon vijën e kuqe, populli do reagojë. Ndaj reago për të mirën tënde, për të mirë të Shqipërisë. Në parlament vendos vetëm kartoni i votës, i cili është nën diktatin e qeverisë. Ku shkojnë paratë e taksapaguesve tanë? Vendimet në parlament janë arbitrare”, tha Milo.
Arena e Lajmit