Grabiti, rrahu dhe i shkuli dhëmbët një të moshuari, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

Italia

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi akuzohet se ka dhunuar, ka grabitur dhe i ka shkulur dhembët një 60-vjeçar kinez.

Arrestimi ka ndodhur më 24 prill, ndërsa denoncimi që më 7 korrik të vitit 2022.

Sipas mediave italiane, shqiptari i veshur me rroba të errëta dhe ne kapuç të ulur mbi fytyrë ka ndjekur me makinë viktimën deri në via di Brozzi me një makinë të tipit Mercedes Class A. Në vetëm tre minuta ka vjedhur portofolin, katër karta debiti dhe krediti, si dhe dokumentet e identifikimit. Po ashtu mësohet se shqiptari i ka hequr tre dhëmbë kinezit dhe e ka qëlluar në fytyrë dhe trup me grushte.

Arena e Lajmit

Grabiti, rrahu dhe i shkuli dhëmbët një të moshuari, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook