Kupa e Shqipërisë do të luajë ndeshjet e saj në raundin e 1/16-ave dhe duket se sfida që bie më në sy është ajo mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, ku rikthehet një përballje klasike e futbollit shqiptar, e cila do të luhet në Vlorë në datën 26 shtator.
Tirana ka gjetur Veleçikun, sfidë e cila do të luhet në datën 28 shtator në Koplik. Po në të njëjtën ditë do të luajë dhe Partizani në transfertë përballë Orikut.
Kukësi do të ndeshet me Labërinë, ndërsa Laçi ka “peshkuar” Devollin.
Për sa i përket pretendentëve që vijnë nga Kategoria e Parë, Dinamo do të ndeshet kundër Butrintit, ndërsa Skënderbeu do të luajë me Maliqin.
Ja të gjitha përballjet dhe datat:
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”