“Në fokus hetimet financiare”/ Ministri Manja: Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet në llogore! Prokurori duhet të jetë i pavarur

640 0 1682584704xulsi Manjajpg 745

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka prezantuar rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë e Përgjithshme për luftën ndaj kriminalitetit për vitin 2023.

Gjatë fjalës së tij Manja ka theksuar se Prokurori duhet të jetë i pavarur dhe gjithashtu i përgjegjshëm lidhur me efektshmërinë e hetimeve për çështje të ndryshme.

“Lufta ndaj kriminalitetit nuk bëhet duke e parë njëri-tjetrin në llogore të ndara. Duhet të kemi sinergji të përbashkët për të luftuar për krimin në çdo formë. Prokurori duhet të jetë i pavarur për të vendosur mbi fatin e hetimeve por edhe i përgjegjshëm mbi efektshmërinë e hetimit. Përgëzoj Prokurorinë e Përgjithshme dhe nxis që të adresojë raste tek ILD për procedime disiplinore. Ka vijuar bashkëpunimi me SPAK dhe agjencitë ligjzbatuese për çështjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pavarësisht se ekziston një rritje nga viti 2021. Këshilli i Ministrave rekomandon rritje të numrit të hetimeve të nisura kryesisht veçanërisht në fushën ndaj korrupsionit. Këshilli i Ministrave rekomandon të rritet cilësia e hetimeve në çështjet ndaj korrupsionit. Rëndësi iu duhet dhënë edhe hetimeve financiare dhe shtimit të sekuestrimeve dhe konfiskimeve të aseteve të pasurive kriminale”, ka thënë ndër të tjera Manja.

Arena e Lajmit

“Në fokus hetimet financiare”/ Ministri Manja: Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet në llogore! Prokurori duhet të jetë i pavarur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook