Një 25-vjeçar u arrestua nga blutë e komisariatit numër 1 gjatë operacionit “Ngacmimi” pasi ngacmoi seksualisht një minorene në ashensor dhe një shtetase të huaj në një qendër tregtare.
“BalkanWeb” ka sjell pamjet e momenti kur 25-vjeçari Xhejson Bregu ngacmon shtetasen e huaj. I riu shkëmbehet me vajzën në shkallë dhe e prek në të pasme, por largohet menjëherë, teksa e reja mbetet e shokuar.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.