“Rama nuk largohet me votë, duhet radikalizim i situatës”, deputeti i PD: Manipulimet dhe lidhjet me ‘të fortët’ i ka ves që kur ishte kryetar bashkie

Spaho

Deputeti i Partisë Demokratike i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 ka folur në lidhje me situatën politike në vend, teksa ka deklaruar se kryeministri Rama nuk mund të largohet me votë.

Sipas tij Rama ka manipuluar të gjitha zgjedhjet, gjë të cilën e konsideroi si një ves të kryeministrit që nga koha kur ishte kryetar bashkie, së bashku me bashkëpunimin me “të fortët e drogës”.

Spaho shtoi më tej se opozita do e rrëzojë kryeministrin nga pushteti përmes mosbindjes civile, pasi sipas tij “regjimi rrëozhet vetëm me radikalizim” të situatës.

“Rama me votë nuk largohet sepse të gjitha zgjedhjet i ka manipuluar. E ka një ves që e ka zhvilluar kur ishte kryetar bashkie, edhe bashkëpunimin me të fortët e drogës. këto vese i sofistikoi kur u bë kryeministër. Zgjedhjet e humbura nga ne janë vjedhur nga Edi Rama.

Në zgjedhjet e 2016-ës vetë Rama është regjistruar, ai tjetri është kapur duke vjedhur vota dhe sot e ke ministër drejtësie. Çfarë bëri drejtësia për dosjen e Dibrës? Po këta zyrtarët e lartë? Këta të vegjlit hidhen në ujë me porosinë e të mëdhenjve. Ne zgjedhje në kushtet aktuale, ku interesi i ndërkombëtarëve është sipërfaqësor, është e vështirë të rrëzohet me zgjedhje. Ne do e rrëzojmë me mosbindje civile, do bllokojmë rrugët. Rama nuk rrëzohet me bilbil por këto janë akte për të shprehur shqetësimin.

Sot mirë janë qytetarët nga pikëpamja ekonomike, korrupsion ka pa fund, skandale ka çdo ditë. Do e bëjmë mosbindjen sepse ky regjim rrëzohet vetëm me radikalizim të situatës. Shqipëria nuk është vend demokratik. Këtu nuk është puna te qytetarët të thjeshtë. Nuk duhet të diskutojmë problemet e opozitës në media por të merremi me Ramën. Duhet të flitet për këtë çështjes. A mund të kalohet në qetësi kur një drejtoreshe i gjejnë qindra mijëra euro dhe sekretari i Financave merr 1.2 milionë euro me një firmë.

Tani ne po protestojmë për të ruajtur demokracinë dhe pluralizmin. Qëllimi i protestave është largimi i Edi Ramës nga kryeministria. Të gjithë opinion bërësit që flasin për këto çështje nuk vijnë, si do presim qytetarët e thjeshtë që të vijnë në protesta. Këtu bëhet fjalë për një lëvizje si në ’90-ën, kemi Enverin e dytë. Të njëjtin objektiv kanë të dyja revolucionet. Mundësia për rrëzimin e Ramës ekziston e plotë, por nuk duhet të nisemi nga interesat. Pa opozitë nuk ka protestë.

3 marsi është protesta e radhës kundër Edi Ramës. Vështirësitë që na janë krijuar janë në vijim të presionit të ushtruar nga Edi Rama. Ne kemi paraqitur të gjithë dokumentacionin, është shqyrtuar nga gjyqtari dhe në 25 mars dha verdiktin. Ndërhyn Rama te kancelari dhe nuk e lejon të regjistrojë vendimin” tha Spaho.

“Rama nuk largohet me votë, duhet radikalizim i situatës”, deputeti i PD: Manipulimet dhe lidhjet me ‘të fortët’ i ka ves që kur ishte kryetar bashkie

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook