Dy ndeshje të fundit për të mbyllur grupin e Ligës së Kombeve dhe për të harruar zhgënjimin e Botërorit.
Italia e Roberto Mançinit do të rikthehet në “pistë” në “San Siro”, të premten (23 shtator) kundër Anglisë dhe më pas të hënën (26 shtator), në Budapest me Hungarinë.
Trajneri “Axurr” do të shfrytëzojë këto dy ndeshje për të bërë ndonjë eksperiment të ri taktik, duke qenë se 4-3-3 me të cilin fituan Europianin nuk funksionon më. Ideja është ajo e një 3-5-2, jo për faktin se ka shumë mesfushorë të zotë dhe kërkon sa më shumë të tillë në fushë, por sepse gjetja e golit është problemi më i madh i të kaltërve.
Vetë Mançini nuk nguron të lëshojë alarmin:
“Në këto dy ndeshje ndoshta mund të provoj diçka të re, edhe pse shumë lojtarë të rëndësishëm si Spinacola apo edhe Verrati që më kërkuan të mos vinin për arsye dëmtimi i lashë në shtëpi.
Në rastin tonë nuk mendoj se është më shumë një çështje taktike, por gjetja e golit. Jemi në krizë për sulmues dhe ky nuk është një problem i vogël për Italinë.
Shihni, i vetmi që luan rregullisht është Imobile. Raspadori kaloi te Napoli dhe besoj se do të rritet, ndërsa Insinje është larg, mes Kanadasë dhe Amerikës.
Do ta kisha ftuar, por pas dramës familjare që po përjeton (bashkëshortja humbi fëmijën) mendova ta lë pranë njerëzve të tij të dashur”, u shpreh dje Mançini.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”