Rrëfimi i vajzës zbërtheu vrasjen e biznesmenit Nikulaj, nga mbledhja e filtrave të cigareve te çamçakëzi, si u zbulua ekzekutori portugez

Ardian Nikulaj

Rrëfimet e një vajze zbërthyen vrasjen e politikanit vendor Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin mesditën e 19 prillit. News24 ka vendosur që emrin e vajzës të mos e publikojë për arsye sigurie, por ajo iu tha hetuesve se motorin që u përdor në vrasjen e babait të 4 fëmijëve e bleu në Tiranë në afërsi të 21 dhjetorit për llogari të Edmond Haxhias, që dyshohet si organizator i vrasjes për motive gjakmarrje.

Në praninë e tyre ishte edhe portugezi Ruben Saraiva, i cili sipas prokurorisë është ekzekutor i biznesmenit. Vajza thotë se pasi firmosi kontratën noteriale, motorin e mori portugezi, ndërsa ajo është larguar me makinë drejt Lezhës.

Këtë motor, shpjegon vajza e ka parë 3 ditë më vonë në magazinën e shtëpisë së Edmond Haxhias, në fshatin Kakarriq në Lezhë.

Vajza ka shpjeguar po ashtu se Saraivo ka mbërritur në Shqipëri në 14 shkurt 2023 dhe është pritur në Rinas nga Edmond Haxhia. Një natë, portugezi ka qëndruar në një hotel në Shëngjin, afër lokal Coral dhe më pas e kanë dërguar në Shkodër.  Sipas dëshmitares kyçe në këtë histori, “shtetasi Portogez, përshëndeste në gjuhën shqipe “Si kaluat”, hante shpesh çamçakëz dhe me Edmondin komunikonte në anglisht”.

Prokuroria thotë se përveç pamjeve filmike përmes të cilave kanë rindërtuar të gjithë lëvizjet e të dyshuarve para dhe pas ngjarjes, ndërsa janë gjetur edhe rrobat që përdori në vrasje. Në fytyrë ekzekutori mbante një mbulesë grash, e cila u gjet në automjetin targa AA837ZM dhe nga pështyma u përftuar një profil gjenetik, i cili rezultoi i njëjte më profilin gjenetik të përfituar nga çamçakizi, gjetur në magazinën e shtetasit Edmond Haxhia.

Në lidhje me britanikun Harry Simpson i cili ka pasur rolin e vëzhguesit, prokuroria thotë se në hotelin ku qëndroi ai u gjetën filtrat e cigareve, dhe u përftua një profil gjenetik që rezulton i njëjtë me profilin biologjik të përfituar nga dorezat e gjetura në bagazhin e mjetit që përdorej nga Haxhia.

Sipas dosjes, portugezi u largua nga Kapshtica në këmbë 8 orë pas ngjarjes, ndërsa Simpson u largua nga Rinasi menjëherë pas vrasjes. Motori që u përdor në krim, sipas policisë u gjet këtë të enjte në Kakarriq pas shumë kërkimesh. Policia ka shpallur në kërkim për këtë krim edhe 3 shtetas të tjerë britanik, Harriet Bridgeman, Thomas Mithan dhe Steven Hunt, si dhe Edmond Haxhian.

Për rastin e portugezit, kanë shkruar edhe mediat në vendin e tij. “Mercenari portugez i kërkuar nga policia për vrasjen e biznesmenit në Shqipëri”, është titulli i një prej shkrimeve në mediat në Portugali.

Rrëfimi i vajzës zbërtheu vrasjen e biznesmenit Nikulaj, nga mbledhja e filtrave të cigareve te çamçakëzi, si u zbulua ekzekutori portugez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook