Statistikat e frikshme/ Xhixha-Hasani, liderët e rinj që i japin oksigjen Tiranës

Redon Xhixha dhe Florent Hasani i japin oksigjen kësaj Tirane. Si në fitore, humbje apo barazim, lojtarët me golat, lojën dhe asistet e tyre janë vendimtarë në fushën e lojës. Pa golat e dyshes apo ndihmën që japin, Tirana nuk ecën përpara.

XHIXHA SEFERI

Njëlloj si në takimin e fundit kundër Teutës, ku të dy së bashku shënuan katër gola dhe praktikisht mundën të vetëm skuadrën durrsake.

XHIXHA – Xhixha këtë sezon e ka nisur në maksimum. I ka shënuar Teutës, skuadrës që e ka gjahun e preferuar. Tre gola në portën e Qirkos, çka ka sjellë edhe fitoren e Tiranës. Jo vetëm kaq, por në javën e parë ndaj Kukësit shënoi një gol që solli një pikë. Në ndeshjen e dytë me Egnatian dha asistin e një goli. Në sfidën me Vllazninë shënoi sërish, por skuadra u mund. Takimi i vetëm që nuk ka bërë gjë ishte ai me Kastriotin dhe në atë rast Tirana barazoi pa gola. Të mos harrojmë dy golat në katër ndeshjet europiane. Xhixha gjithashtu është edhe lojtari më i shtrenjtë i Tiranës në “Transfermarkt”.

HASANI – Florent Hasani ka luajtur në të pesë takimet. Rendimenti pak a shumë është i njëjtë me Xhixhën, me përjashtim të golave, që për të janë vetëm 2. Në Kukës, Hasani dha asistin e golit. Në sfidën me Egnatian, kosovari shënoi vetë gol, duke hipotekuar fitoren e Tiranës.

Në sfidën e tretë të sezonit, atë me Vllazninë, dha sërish asist, ndërsa ndaj Teutës shënoi gol. Takimi i vetëm ku ai nuk ka bërë ndonjë gjë është Kastrioti, ndërsa Tirana barazoi pa gola në stadiumin e Kamzës. Duke parë statistikat, duket qartë se Tirana është e varur nga këta lojtarë. Sa herë që ata shënojnë Tirana fiton, dhe e anasjellta.

Duke parë me kujdes, Seferi është harruar shpejt, ndërsa nga ana tjetër, Xhixha me këtë ritëm shumë shpejt do të arrijë 14 golat e sezonit të shkuar, për të mos thënë që është pretendent kryesor për “Këpucën e Artë”. Tej të gjithave, me dyshen Hasani-Xhixha është ende kompetitive në repartin e sulmit.

Statistikat e sulmuesve

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Statistikat e frikshme/ Xhixha-Hasani, liderët e rinj që i japin oksigjen Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook