Transport emigrantësh të paligjshëm dhe vrasje të mbetur në tentativë, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

6661bbf05a364197be833099f34f2a18

Një 39-vjeçar shqiptar, i cili u ndalua nga autoritetet greke transportuar katër emigrantë të paligjshëm, është shpallur në kërkim pasi akuzihet për ‘Vrasje e mbetur në tentativë”, ndaj një polici.

Mediat greke shkruajnë se efektivët ndaluan dy automjete të cilat po drejtoheshin nga dy shqiptarë, ku brenda ishin emigrantë. Për t’u shpëtuar efektivëve, njeri nga shoferët ka lenë në mes të rrugës emigrantët dhe ka tentuar të largohej. Para tij ka dalë një polic me qëllim ndalimin e tij, mirëpo 39-vjeçari ka është larguar duke vënë në rrezik jetën e efektivit.

Pas arratisë, shqiptari ka braktisur makinën në zonë e Eleuzës. Gjatë kontrollit fizik të policisë, brenda në makinë janë gjetur dhe sekuestruar 3470 euro, 21100 lekë shqiptare, 120 celularë, sasi kokaine dhe 7 pilula droge.

Arena e Lajmit

Transport emigrantësh të paligjshëm dhe vrasje të mbetur në tentativë, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook