Në kërkim për vjedhjen e një marketi një vit më parë, arrestohet i riu në Shkodër

Policia Shkoder

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje, ndërsa po procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për krime kundër mjedisit.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet G. B., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 16 prill të vitit të kaluar ka vjedhur mallra të ndryshme ushqimore, në një market.

Strukturat hetimore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rrethi i Hotit”, Shkodër, duke transportuar me kamion, 5 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, këto struktura referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 48 vjeç, banues në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Në kërkim për vjedhjen e një marketi një vit më parë, arrestohet i riu në Shkodër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook