Nga Bajerni te Juventusi e Liverpul/ Ç’po ndodh në Europë? Kriza e pashpjegueshme e të mëdhenjve

Më në fund pak pushim për klubet e futbollit. Pas një nisje menjë frymë dhe një kalendari tepër të ngjeshur, kampionatet do të bëjnë pushim këtë javë, teksa fjalën do të marrin skuadrat kombëtare. Kjo pjesë e parë e sezonit është mbyllur, por disa faktekanë rënë në sy.

JUVE

Ashtu krejt papritur, disa prej klubeve më të rëndësishme në kontinent po përjetojnë momente “krize” në lojëdhe në rezultate. Rastet e Juventusit, Bajernit të Mynihut, Liverpulit, Çelsit e Interit janë ato që tërheqin më shumë vëmendjen.

BAJERNI I MYNIHUT – Bavarezët kanë kaluar pa probleme Interin dhe Barcelonën në Ligën e Kampioneve, por skuadra e Nagelsman ka lënë shumë për të dëshiruar në Bundesligë.

Bajerni ndodhet i pesti, 5 pikë larg kryesuesve të Union Berlinit, gjë qënuk i ndodhte në shekullin e XXI. Pa fitore në 4 javët e fundit, Bajerni shënon nisjen më të dobët që nga viti 2002. Zhurma përndryshime në bankinë kanë nisur, teksa emri më i përfolur është ai i ish-trajnerit të Çelsit, Tuhel.

LIVERPULI – Në Angli ka disa skuadra historike që nuk pokalojnë momentin e tyre më të mirë. Një prej tyre është Liverpulii Jyrgen Klopit. “The reds” ndodhen në vendin e tyre, por mëshumë se pikët shqetëson atmosfera që rrethon ekipin. Kritikatnga shtypi britanik po bëhen gjithnjë e më të forta dhe skuadraduhet të ngrejë kokën sa më parë. Në Ligën e Kampioneve, ishteMatip që e shpëtoi skuadrën duke shënuar një gol në fund përballë Ajaksit. Por mrekullitë nuk ndodhin çdo ditë.

ÇELSI – Në skuadrën nga “Stamford Bridge” gjejmë viktimën eparë të konfirmuar mes të mëdhenjve. Tomas Tuhel u shkarkuanga pozicioni i tij pas konflikteve me presidentin e ri, Tod Boehli.Në vend të tij ka ardhur Graham Poter, të cilin e pret një punëkolosale. Zero pikë në Champions dhe një vend i shtatë në Premier flasin vetë.

JUVENTUSI – “Zonja e Vjetër” përbën rastin më flagrant të një klubi të madh në krizë. Në Serinë A, të besuarit e Alegrit kanë marrë vetëm 10 pikë nga 21 të mundshme (vendi i 8-të). Dy humbjet e fundit kundër Benfikës në Ligën e Kampioneve dheMonzës në Itali e kanë turbulluar edhe më shumë situatën, qëduhej thënë nuk ishte e mirë edhe para tyre.

Tifozëve duket se iështë sosur durimi dhe kanë nisur të shfryjnë ndaj klubit, trajnerit e lojtarëve. Burime të ndryshme bëjnë me dije se pozicioni i Alegrit nuk është në diskutim, por nëse rezultatet nuk ndryshojnë,gjithçka mund të ndryshojë.

INTERI – Juventusi nuk është i vetëm në Itali që sheh veten nëtelashe. Një tjetër klubi i madh dhe pretendent për titullin popërjeton një situatë aspak pozitive. Bëhet fjalë për Interin. Nënkampionët në fuqi e kanë nisur sezonin me pretendime të mëdha,por javë pas jave kanë ardhur duke rrëshqitur.

Zikaltrit kanëmarrë vetëm dy pikë më shumë se Juventusi dhe nëse situatanuk ndryshon, vështirë se Interi do të jetë në garë për titullin nëSerinë A në këtë sezon. Sa i përket Ligës së Kampioneve, zikaltrit i pret një përballje e dyfishtë me Barcelonën që tingëllon sinjë “finale”.

MANÇESTER JUNAJTID – Nga të gjithë klubet e mëdhenj tëlartpërmendur, e që nuk po përjetojnë momentin e tyre më tëmirë, “Djajtë e kuq” duket se janë të parët që kanë lënë paskrizën e fillimit. Skuadra e Ten Hag u kritikua ashpër në daljet epara në kampionatin anglez.

Por me kalimin e javëve, Mançesteriduket se është ringjallur dhe pas një serie rezultatesh pozitivedhe vazhdimësisë në lojë, kanë mundur të ngjiten në vendin epestë. Në Europë janë të detyruar të luajnë në linjën e dytë, nëLigën e Europës, ku e nisën me një humbje në shtëpi ndaj Sociedadit, por më pas fituan kundër Sherifit.

Arena e Lajmit

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Nga Bajerni te Juventusi e Liverpul/ Ç’po ndodh në Europë? Kriza e pashpjegueshme e të mëdhenjve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook