“Rrëmujën në Kuvend e bëjnë ata që hodhën baltë mbi ne”, Alibeaj i prerë: Nuk ndihem fajtor për situatën. Ata që i bëjnë presion gjykatës me mitingje…

Sdgfsdfgsdfgsdgf

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e grupit të tij në bashkinë e Korçës, Gjergji Gjata, ndërsa ka pasur dhe një kouminikim me mediat.

Alibeaj foli mbi situatën e përjashtimeve të deputetëve demokratë në Parlament ku deklaroi se nuk është dakord me krijimin e rrëmujës në sallën e Kuvendit për t’i shërbyer Ramës, ndërsa shtoi se rrëmuja shkaktohet nga “ca njerëz që çfarë nuk kanë thënë për PD-në’.

I pyetur nëse ndihet fajtor për krijimin e situatës momentale brenda partisë, Alibeaj u përgjigj se e ka kundërshtuar Berishën edhe kur ka qenë në qeveri, ndërsa u shpreh i prerë me një “Jo”, duke thënë se situata është një distancim nga e kaluara.

Ai vijoi më tej duke thënë se do presë vendimin e gjykatës sa i përket çështjes së vulës së demokratëve, ndërsa tha se fton të gjithë ata që “do i bëjnë presion gjykatës me mitingje” që po ashtu të heshtin, duke iu referuar grupimit të Sali Berishës që ka paralajmëruar një protestë në datën 3 mars.

Pjesë nga deklarata:

Pyetje: Kur shihni që 22 deputet ndalohen të hyjnë në kuvend, pse heshtni ju së bashku me grupin tuaj?

Alibeaj: Nuk kam heshtur, nuk kam heshtur dhe e di pse? Sepse unë besoj për një gjë, nëse bëhet fjalë për atë që ka ndodhur në kuvendin e Shqipërisë, në lidhje me masat drastike që ka marrë maxhoranca për të ndëshkuar, unë po ju them një gjë tjetër. Unë nuk jam kurrsesi dakord që të krijohet një situatë rrëmuje brënda foltores së kuvendit dhe kjo t’i shërbej Edi Ramës. Pse i shërben Ramës? Me skandalin e fundit që i ka dalë, këtu biem dakord ku është i kapur me mësëpaku me 225 mijë dollarë dhënë një përfaqësuesi të korruptuar të FBI, për të goditur partinë Demokratike, minimumi duhet që kryeministri të japë shpjegime para kuvendit dhe para publikut. Kam kërkuar unë dy herë interpelancë, ne s’mund të t’ia bëjmë atij komoditetin atij duke bërë zhurmë, por të vijë të flasë.
Se ajo rrëmujë bëhet nga ca njerëz, që nga shtatori i vitit të kaluar cfarë nuk thanë për PD dhe për Lul Bashën, paratë ruse, rublat ruse. Madje arritën deri atje ku thanë se panë ambasadorin rus që me një torbë po ngjiste shkallët e PD. Pra me paratë e Edi Ramës me spiunin e sigurimit Agron Neza me Dorian Duçkën e PS, me McGonigal që lobon kundër PD. Këto i ka folur Sali Berisha dhe një grumbull deputetësh të tjerë që nëse hapin këto duhet t’i vijë turp. Duhet kërkuar minimumi ndjesë. Që hodhën baltë mbi PD.

Pyetje: A ndihet Alibeaj fajtor në krijimin e kësaj grope brenda PD?

Alibeaj: Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them JO, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara. Kam thënë edhe më parë, PD është me e madhe se interesat e dikujt, e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai.

Pyetje: Si do të veprojë nëse vulën e merr Berisha, do të vazhdosh vetëm apo bashkë me Berishën?

Alibeaj: Ftoj këdo që do i bëjë presion gjykatës me mitingje, kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës. Institucionet e pavarura me gjithë defektet, duhet të injektojmë publikut, kur ato flasim, në heshtim

“Rrëmujën në Kuvend e bëjnë ata që hodhën baltë mbi ne”, Alibeaj i prerë: Nuk ndihem fajtor për situatën. Ata që i bëjnë presion gjykatës me mitingje…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook