ZYRTARE/ Aventurë e re për Ernest Gjokën, trajneri që u shpall kampion me Kukësin dhe Shkëndijën do të drejtojë skuadrën e…

Ish-trajneri i Kukësit dhe Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka nisur një aventurë të re, pas mbylljes së asaj me Shkëndijën e Tetovës në verën e 2021.

ernest gjoka

 

52-vjeçari që u shpall kampion i Shqipërisë me Kukësin në vitin 2017 si dhe fitoi kampionatin në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën ka firmosur me klubin nga Arabia Saudite, Ohod Medina. Gjithashtu gjatë karrierës së si trajner Gjoka ka fituar 2 Kupa Shqipërie dhe 1 Superkupë.

Gjoka u prezantua nga menaxheri i klubit, Ilir Halili dhe do të jetë gati për të drejtuar skuadrën nga Lindja e Mesme dhe për ta ngjitur atë në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

Vlen të theksohet se Gjoka bën pjesë në grupin e trajnerëve më të suksesshëm shqiptarë, teksa është ndër të parët që trajnon jashtë kufijve.

CV e tij është tepër e pasur, përveç ekipeve elitare si Vllaznia, Kukësi, Shkëndija, Flamurtari, Gjoka gjithashtu ka drejtuar edhe Kamzën, Tomorin dhe Apoloninë, ku ka arritur të lerë gjurmë me profesionalizmin që e karakterizon.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


ZYRTARE/ Aventurë e re për Ernest Gjokën, trajneri që u shpall kampion me Kukësin dhe Shkëndijën do të drejtojë skuadrën e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook