Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Pyllit të Sodës në qytetin e Vlorës.
Raportohet se automjeti tip “Audi” ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa sipas burimeve për BalkanWeb raportohet për një të plagosur.
Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa pritet të zbardhet nga autoritetet përkatëse.